Matrikullimi

Tarifa për pajisjen me numër unik të matrikullimit

Njoftojmë Institucionet e Arsimit të Lartë, se në aneksin 1, pika 7, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.560, datë 29.09.2018, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, parashikohet: “Tarifa për pajisjen me numër unik të matrikullimit (për student)”.

Tarifa

Në VKM-në nr.560, datë 29.09.2018, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, parashikohet se tarifa për pajisjen me numër unik të matrikullimit është 100 (njëqind) lekë për student. IAL-të kur të përcjellin në QSHA, listën e studentëve të regjistruar, për çdo cikël studimi, për vitin akademik 2018-2019, e në vijim, duhet të dërgojnë edhe dokumentin e pagesës së tarifës, për llogari të QSHA, sipas faturës për arkëtim (më poshtë).

Fatura për arkëtim

VKM Nr.560 datë 29.09.2018 për caktimin e tarifave për QSHA